Kandidati i pavarur për komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i njohur si Maksi në një tubim me të rinjtë nga të gjitha nacionalitetet i ka lidhur flamujtë për të dëshmuar përbashkim dhe unitet në zgjedhje.

Ai u ka premtuar të rinjve perspektivë dhe të ardhme në vendin ku jetojnë.

“Të rinjtë janë forca jonë, dhe si aktorë përgjegjës në shoqëri u krijojmë kushte më të mira që ata të mbahen në shtëpi, të krijojnë dhe të investojnë në përmirësimin e proceseve lokale dhe shtetërore.

Me hapjen e selisë së të rinjve në qendër, jam i bindur se së bashku do të krijojmë politika rinore të begata, për zhvillimin e tyre dinjitoz”, është shprehur ai.