BE-ja do ta turpëroj Bullgarinë, me qëllim që Maqedonia e Veriut të marr dritë të jeshile për fillimin e negociatave, dhe kjo për shkak politikës së pasuksesshme të jashtme të Rumen Radevit, deklaroi për televizionin “NOVA” ish kryeministri bullgar dhe lideri i partisë “Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë” (GERB), Bojko Borisov.

Siç njofton Agjencia e Lajmeve në vend, Borisov e citon presidentin francez Emanuel Makron se Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat deri në dhjetor, që sipas tij do të thotë se BE-ja do ta detyrojë Bullgarinë të bëjë lëshime dhe, siç thotë ai, e gjithë kjo për shkak të presidentit bullgar, Radev.

Sipas Borisovit, Rumen Radev është dëmi i madh për Bullgarinë. Ai, sipas kreut të GERB-it, i ndau partitë në vend në parti kundër dhe pro Radevit.

Ai shprehu keqardhjen që gjërat shkuan në këtë drejtim dhe theksoi se ka pasur mundësi që ata të dy, si lider me përvojë, ta menaxhojnë më mirë krizën.

Borisov konsideron se nëse ai kandidohet për kryeministër, gjë që, siç thotë ai, kërkohet nga votuesit e GERB-it, kjo do të shkaktojë ndarje në Bullgari.

“Nëse është kandidat partie për kryeministër të Bullgarisë, do ta propozoja Tomisllav Donçevin, por as ai nuk do të pranohet, sepse është në lidhje me GERB-in”, thotë Borisov dhe shton se do të propozonte një njeri si Llozan Panovin.

“Unë do t’i jap atij kandidati për kryeministër njëqind për qind të drejtën për të zgjedhur ministra dhe për të arritur marrëveshje me partitë e tjera politike”, tha Borisov për mënyrën se si do të vepronte GERB pas zgjedhjeve parlamentare të 14 nëntorit në Bullgari.