Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 gjoba, nga të cilat 19 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për vozitje pa patentë shoferi, pesë për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar dhe katër gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në të kuqe në semaforë.

Nga MPB-ja apelojnë që të respektohen rregullat e trafikut për të rritur sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.