Pas njoftimit të Ali Ahmetit se funksionarët dhe ministrat e BDI-së kanë nënshkruar dorëheqjen, e cila do të hyjë në fuqi pasi që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese edhe deputeti i vetëm i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli tha se edhe ai si deputet do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit, nëse BDI e LSDM votojnë heqjen e 20% dhe në Kushtetutë të shkruhet GJUHA SHQIPE”.
Përndryshe deri më tani Fadil Zendeli është deputeti i vetëm shqiptarë që është deklaruar se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese në qoftë se me këto ndryshime nuk përfshihet edhe ndryshimi i termit fyes për gjuhën shqipe 20%.
Mbetet të shihet se si do të veprojnë deputetët tjerë shqiptarë nëse do të votojnë ndryshimet kushtetuese ku parashihet që bullgarët të futen si kategori kushtetuese me të njëjtin nivel me shqiptarët, serbët e romët,apo do të kushtëzojnë zëvendësimin e 20%, njëjtë si ka kërkuar deputeti Zendeli