Kryeministri Zaev disa here e ka paralajmeruar se eshtë e veshtirë madje e pamundshme që dy nga tre postet kryesore të shtetit ti udhëheqin shqiptarët edhe Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, dhe ate President i shtetit.

Përpjekjet e fundjt të BDI me LSDM per nje kandidat të përbashkët konksensual mes koalicionit hapin shume dilema. E para edhe pse thuhet nga BDI qe presidenti i ardhshem te jete mbi partiak dhe mbi etnik, ai megjithate do i takonte nje perkatesie etnike. Megjithate nga analizat e shumta BDI, ne asnje menyre nuk insiston qe Presidenti i ardhsëm të jetë shqiptar, i afërt me BDI sepse e dihet se eshte e veshtire per tu pranuar nga LSDM, ose do te duhej qe BDI ta terhek Kryeparlamentarin Talat Xhafaerin nga pozita e deri tanishme. Neqoftese vendosej per nje kandidat konsenual i cili do te ishte shqiptar.

LSDM, tani më në listën kandidatëve sipas informacioneve jo zyrtare ka edhe tre shqiptar, edhe ate Abdylmenaf Bexhetin, Teuta Arifin dhe Imer Selmanin. Edhe pse Teuta Arifi Nënkryetare formale e BDI, ajo gjithnjë e me afërt po bëhet me LSDM dhe së bashku me Abdylmenaf Bexhetin po kthehen në trungun e dikurshëm të LSDM, kur po promovohej kombi politik maqedonas.

Kjo situatë eventuale qe LSDM ta nxjerë njërin nga tre kandidatët e lartpërmendur më lart për president shteti, do të krijonte ndoshta ndonjë krizë mes koalicionit LSDM dhe BDI dhe ndoshta do i veshteresonte edhe negociatata, kur dihet se shteti mund ta fitonte nje President shqiptar të afërt me LSDM por ta humb një Kryetar të Kuvendit të BDI apo me sakte duhet të “sakrifikohet” Talat Xhaferi.