I ftuar në emisionin “Top Story”, Kryeministri Edi Rama ka lënë të nënkuptohet se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen, ashtu siç kërkon opozita.

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla, se përse ai nuk largohet nga qeveria për të zgjidhur krizën politike në vend, dhe jo të largojë ministrat, Kryeministri Rama i është përgjigjur: “Sot je nuk e di! Por po mundohem të qëndroj në emision. Unë jam kreu i PS dhe jo drejtues qarku. E dyta unë jam Kryeministër. Dhe unë kam mandat kushtetues, edhe një kontratë të cilën, jam në gjendje, ta zbatoj plotësisht me qytetarët.Ministrat janë zëvendësuar nga persona që do të bëjnë punën e tyre me përkushtim që puna e qeverisë të mos ndalojë. Mos u merrni me teori konspirative.”