Takimi i Liderëve të Aleancës për Shqiptarët me liderin e BDI Ali Ahmetin, pavarësisht si u trajtua në media, dikush e përshëndeti si takim historik, disa të tjerë e kritikuan, megjithatë ky takim ha edhe një mesazh tjetër.

Edhe pse nikoqir i këtij takimi ishte Ali Ahmeti, ai kishte parapëlqyer që në atë takimm ta marrë me vete edhe nënkryetaren e saj Tetuta Arifin, duke mos i afruar figurat tjera të BDI cilat janë përfolur në aferën e përgjimeve, dhe janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale. Si duket zgjedhja e Ali Ahmetit, për tu shoqëruar nga Teuta Arifi është një sinjal për vetë funksionarët tjerë të BDI, të cilët në një far mënyre do lihen anash gjatë bisedimeve të subjekteve politike, për shkak të mungesës së kredibilitetit moral politik. Si duket BDI e ka kuptuar se si e vetme tani nuk ka peshën politike që e ka patur dikur.

BDI e vetme nuk është më faktor as për ta kushtëzuar VMRO-në e as LSDM-në më kushtëzime politike e aq më pak të jetë faktor kyc për formimin e qeverisë. BDI e ka kuptuar rolin e domosdoshëm politik edhe të subjekteve të tjera politike shqiptare, me theks të vecantë të Aleancës për Shqiptarët.

Në opinion është krijuar në bindje se impulsi politik i BDI është i dobët pa mbështjetjen e subjekteve të tjera politike shqiptare. Në opinion është krijuar bindja se për cdo bashkëpunim eventual të BDI-së me Aleancën për Shqiptarët nuk do të jetë edhe aq i lehtë, pasi krerët e Aleancës gjithmonë kanë atakuar BDI dhe liderin e saj si përgjegjëse për situatën politike të shqiptarëve. Poashtu edhe për korrupcion masiv, si dhe përfshirje ne veprimtari të inkriminuara politike.

Andaj është krijuar një bindje se BDI për të bashkëpunuar më tej me Aleancën për Shqiptarët, por edhe me subjektet tjera e ka patjetër sa më parë të reformohet, duke i larguar nga strukturat partiake të gjithë funksionarët partiak dhe shtetëror të cilët janë të korruptuar dhe që kanë qenë pjesë e aferave të ndryshme. Edhe brenda BDI-së pritet që kjo parti nga rezultati jo i mirë i zgjedhjeve të fundit të reformohet sa më parë, në të kundërtën në zgjedhjet e ardhëshm lokale me këtë strukturë politike pritet rrënie ende më e madhe.

Është krijuar një bindje se në mënyrë indirekte edhe Lideri i LR-PDSH-së cdo bashkëpunim me BDI-në do ta kushtëzojë më një reformim thelbësor të strukturave partiake në BDI.

Ziadin Sela, pavarësisht takimit me liderin e BDI, ai e ka nënvizuar në cdo paraqitje publike, që funskiomimi i shtetit dhe të së drejtës duhet të funksionojë sa më parë, duke dalur para drejtësisë të gjithë ish funksionarët dhe funksionarët aktual të qeversijes VMRO-BDI.

Në bazë të kësaj duket se as takimi Sela -Ahmeti, nuk do ti amnenstojë funksionarët e deri tanishëm të BDI-së që kanë kryer vepra penale dhe janë të përfshirë në korrupcion dhe ne keqpërdorim të detyrës zyrtare./fol.mk/

©fol.mk