Gjorgje Ivanov në bazë të nenit kushtetues do të mund tia jep mandatin kandidatit të partisë apo partive në koalicion që kanë formuar shumicë jo që kanë fituar shumicën , mbase në rastin konkret asnjë parti apo koalicion nuk ka fituar shumicën për të formuar qeverinë.
Në këtë rast presdientit duhet ti ofrohen dëshmi për aritjen e formimit të shumicës në Kuvend. Pra ai do të duhet ti takojë publikisht edhe të parët e partive që kanë mbledhur shumicën .
Çdo veprim ndryshe i Ivanovit do të ishte diktat dhe zbatim të strategjisë opstrukcioniste të Vmro-Dpmne-së, dhe ka të ngjarë që të komplikojë procedurën dhe me këtë edhe situatën në përgjithësi. Veprimi ndryshe i Ivanovit do të ngërthente përgjegjësi politike, juridike , etike e morale.
Madje eventualisht një veprim i anueshëm i Ivanovit në situata të tilla krejtësisht të kjarta në aspekt të nenit kushtetues, do të shtronte nevojën pas disa veprimeve absurde të tij, të gjendet mënyra për largimin e tij nga kjo zyrë e lartë publike!