Për javën e ardhshme paralajmërohen propozim -protokollet e reja, duke përfshirë punën në objektet hotelierike dhe gastronomitë. Nga Ministria e Shëndetësisë për Alsat thanë se për këtë do të vendosë Komisioni për Sëmundjet Infektive.

“Për organizimin e manifestimeve, festimeve në objekte, restorante, hotele, ka protokolle, që janë miratuar nga Qeveria. Komisioni për Sëmundjet Infektive në seancën, që do të mbahet javën e ardhshme në përputhje me analizën e situatës epidemiologjike në vend do të vendosë, nëse do të rekomandojë propozim masa të reja”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas protokolleve të miratuara nga Qeveria, lejohet puna në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50% të kapacitetit, dhe të klientët duhet të kenë vërtetim për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër Covid-it, ose vërtetim se e anë kaluar Covidin në 45 ditët e fundit. Nga HOTAM kërkojnë lehtësimin e masave.

“Me gjysmë sallë shkojmë në humbje, dhe me 70% kapacitet ose më lart mund të llogaritet si pozitive”, deklaroi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

Dhe, në vend të festës së organizuar të Vitit të Ri me muzikë live, shumica e hoteleve në rivierën Ohër-Strugë tashmë ofrojnë vetëm fjetje me mëngjes, në ato restorante ku ofrohet recepsion, çmimet variojnë nga 30 deri në 70 euro.

“Po shkon keq, kur të merret parasysh i gjithë numri i kapaciteteve në rajonin Ohër-Strugë, pritshmëritë janë që kapaciteti i përgjithshëm të mos plotësohet më shumë se 50%. Grupet e huaja na patën konfirmuar, por sapo filluam me distancën, nuk mundemi me kapacitetin e plotë, tani ka edhe anulime”, u shpreh Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

Siç qëndrojnë punët tani për tani, Ohri dhe Struga, edhe këtë Vit të Ri do të varen nga turistët e Maqedonisë./Alsat.mk