Seanca e re sot në Gjykatën Penale për lëndën e re të PSP-së, “Shuplakat . Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet që ndodhën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan vetëm të akuzuarit Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari tjetër Jordan Ristevski që morën edhe dënim me kusht.
Sipas orarit të ri të gjykatësve rasti do të gjykohet nga gjykatësi Dushan Josifov. Paraprakisht, “Dhuna në Qendër” ishte te gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila nga ky muaj është transferuar në Gjykatën e Kundërvajtje në Parkun e Qytetit të Shkup.
Në këtë lëndë janë të akuzuar edhe 12 persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janaksieski dhe ish-deputetja e VMRO-DPMNE-sl Daniella Rangellova.
Të akuzuarit në lënën “Dhunë në Qendër” ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013. /Fol/