Aktualisht në fuqi janë Ligji Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë të sjellur në vitin 1991 së bashku me miratimin e kushtetutës dhe ndryshimin i tij në vitin 1992.

Baza për sjelljen e Ligjit kushtetues është neni 133 i kushtetutës së RM. Ndërsa procedura për miratimin e tij është e përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit të RM-së në nenin 204 të saj.

Shtrohet pyetja ; A do të procesuojë qeveria si propzuese e ndyrshimit të kushtetutës edhe propozim-ndyrshimin dhe plotësimin  e Ligjit kushtetutës për zbatimin e kushtetutës në rastin konkret TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT apo jo ?!

Pra sipas Rregullores së Kuvendit Ligji kushtetuese propozohet dhe shtrohet në shqyrtim në përputhje me nenin 204 paragrafi (2) i saj, ashtu siç veprohet me ligjet tjera në fazën e leximit të dytë.

Bazuar në praktikat konstitucionaliste, meqë pas miratimit të amandamenteve të kushtetutës të cilat vijojnë, do të bëhet fjalë për emrin e ri (dallues) Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe mu për këtë ribrendim juridiko-politik është e nevojshme të sjellet ndyrshimi dhe plotësimi i ligjit kushtetues për zbatimin e saj. Dhe është e përcaktuar se këtë ligj nuk e shpall Presidenti i shtetit por Kuvendi njëkohësisht me sjelljen e kushtetutës e në rastin konkret me ndryshimin e saj.

Pra në këtë ligj do të mundet të normohet garanca se nëse eventualisht nuk ratifikohet marrëveshja e Prespës në parlamentin Grek , amendimet në fjalë të jenë sipas fuqisë ligjore TË PAVLEFSHME.

Ajo që është indikative qeveria si propozuese fare deri më tani nuk e ka liferuar këtë nevojë për Ligjin kushtetues. Ndër të tjera, Kuvendi merr vendim për shpalljen e ligjit kushtetues me shumicën e dy të tretave të votave nga numrit i përgjithshëm i deputetëve.

Pra Ligji kushtetues në fakt ndryshimi dhe plotësimi i saj është ADUTI në të cilin partitë politike shqiptare opozitare për të amenduar disa precizime për të cilat do të shkruajmë në ditët në vijim.

Kurse në aspektin pragmatik pra do të duhet të amendohet për nenin 2 të ligjit aktual kushtetues në të cilin do të duhet të shtohet fjala ,, dhe REPUBLIKA E KOSOVËS,, sepse atëherë Maqedonia nuk e kishte bërë njohjen ndërkombëtare të Kosovës .

Ja p.sh çka shkruan në nenin në fjalë të Ligjit kushtetues ;

( Член 2)

Државната граница на Република Македонија е нејзината постојна граница со Република Албанија, Република Бугарија, Република Грција и Република Србија.

( q.aliu )