Sulmuesi i Barcelonës, Neymar akuzohet nga kompania DIS për mashtrim në rastin e transferimit të tij nga Santos tek gjiganti katalan.

Për dallim nga lajmet e fundit, sulmuesi i Barcelonës, Neymar nuk do të burgoset pas akuzave për korrupsion, raporton “Goal.com”.

DIS, kompania që ka poseduar 40 për qind të drejtave të Neymarit, i është drejtuar Gjykatës Kombëtare në Spanjë për të kërkuar kompensime për dëmin që i ka shkaktuar Barcelona dhe familja e sulmuesit.

Kurse, sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, DIS ka kërkuar që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu të dënohet me tetë vjet burg për mashtrim, përcjell “Lajmi.net”.

Ndërsa, për Neymarin është kërkuar pesë vjet burg përfshirë kompensim financiar prej 195 milionë euro nga klubi katalan.

Cilido që të jetë vendimi, Neymar nuk do të përfundojë në burg.