Lëvizja BESA në sprovën më të madhe që nga themelimi i saj.

Vendimi që pritet të sillet  sot, për mos votim të Qeverisë së Zoran Zaevit të përbërë nga partitë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, si duket është nga më të vështirët që duhet të meret pas  vendimit pë refuzim të votimit për Kryetarin e Kuvendit z. Talat Xhaferi.

Nga kjo Lëvizje thonë se janë  organet partiake që do të vendosin se a do të japin votën e tyre në Kuvend, megjithëse sipas një burimi tjetër të besueshëm i afërt me Lëvizjen Besa të krahut të Fadil Zendelit thuhet  se ka shumë mundësi, që dy deputetët e RDK-së brenda koalicionit Rilindje me BESË, përkundër vendimit partiak ti japin mbështetje me votat e tyre qeverisë së re,megjithëse edhe këta kanë  shumë rezerva ndaj cilësisë së ministrave të  propozuar nga BDI. Po sipas të njëjtit burim që është edhe mik i afërt i z.Fadil Zendeli në bisedë e sipër ky i fundit  është shprehur se është gati e patjetërsueshme dhe e drejtë që ti jepet  një mundësi duke i dhënë një shans kësaj qeverie që ka edhe mbështetjen e fuqishme amerikane,   e në veçanti të zv ndihmës sekretarit amerikan z. Hoyt Yee së paku  në 100 ditëshin e parë.

Nëse në të vërtet do të ndodh që votat e Lëvizjes Besa nuk do jenë unike në aktin e votimit të qeverisë që pritet të ndodh sot në orët e vona, atëher kjo do të jetë një tregues i vërtetë se përçarja brenda kësaj lëvizje veçmë ka ndodhur, dhe se grupi i udhëhequr nga Fadil Zendeli  nën përkujdesjen e ish liderit të tyre Rufi Osmani kanë marrë rrugën e pakthim. Takimet e shpeshta të z Osmani me Fadil Zendelin dhe së fundi me Vesel Memedin, mund ta  kthejnë RDK fuqishëm në skenën politike si forcë kryesore opozitare me tre deputetë,  për vetë faktin se edhe krahu tjetër i RDK-së , si pjesë e Aleancës pas ngjarjeve të fundit me emërimin e njëanshëm nga ana  Vesel Mehmedit të një kandidati për ministër të pushtetit lokal     fare pa u konsultuar me pjesën tjetër të Aleancës për Shqiptarët ka prishur harmoninë brenda Aleancës.

Poashtu edhe reagimet   publike të një degë  të rëndësishme të partisë së z Sela, ku kërkuan  hapur të rishikohet koalicionimi i mëtutjeshëm me Vesel Memedin, janë  tregues  se shpejt në skenën politike do ndodhin lëvizje “tektonike”, ashtu siç  parlajmëronte  para do kohe  z. Vesel Memedi.

Pas gjithë kësaj hapet edhe një dilemë , se mos vallë të gjitha këto përçarje dhe pengesa për  mosunifikim të faktorit shqiptarë ishin në orkestrimim “maestral ” i menduar mirë  nga Rufi Osmani ,për vetë  faktin se RDK  doli partia  më e firuar opozitare shqiptare edhe atë pa mos derdhur edhe një metelik arriti ti mer tre deputet .

© fol.mk