Janë shtuar zërat se edhe disa figura të tjera politike dhe nga sfera e gazetarisë do ti bashkangjiten LSDM-së. Pas Muhamed Zekirit, emri i dytë që më së shumti përfolet në koloaret politike është gazetari Hadi Osmani i cili kohë më parë paralajmëroi se do të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare si kandidat i pavarur. Osmani njihet për akuza të shpeshta ndaj partive shqiptate si asaj në pushtet edhe atyre në opozitë. Përvec kësaj Hadi Osmani është parë edhe në shoqërimin e Muhamed Zekirit kohëve të fundit. A do të dalin të sakta këto thash e theme do të shohim gjatë ditëve në vazhdim./Tetovasot