EDITORIAL

Fshesa e Zaevit, i dërgoi ne shtëpitë e tyre afro 50 drejtorët e shkarkuar.

Kjo fshesë i lëkundi edhe marrëdhëniet mes koalicionit LSDM-BDI, sepse kjo e fundit u detyrua ti shkarkoj disa drejtor me kërkesë të Kryeministrit Zaev.

Ky proces u shënua me reagime, hatërmbetje, me një fjalë nuk ishte e lehtë për disa  zyrtarë të përshëndeten me privilegjet e pushtetit, pas nje dekade pushtet.

Shumica nga drejtorët e shkarkuar nuk dinë arsyen e vërtetë të shkarkimit, disa mendojnë se janë të aftë dhe partia ose Zaev me të padrejtë i ka shkarkuar, të tjerët nuk ankohen sepse ende mbajne shpresë për ndonje pozicion partiak, ose kanë frigë mos të hetohen për “punët e bëra” ne institucionet qe i kanë udhëhequr.

Ajo që flitet në opinion se një ndër arsyet e shkarkimit mund të kanë qenë, edhe sjo se siç thotë populli: “kanë bërë shumë pare” sepse flitet për një kohë të gjatë qe kanë qenë drejtor, dhe opinioni i njeh disa nga ata kush ishin dhe kush janë sot, cfar prona kane pasur para se te behen drejtor dhe cfar kane sot.

Për atë arsye lind pyetja nëqoftese dikush do ta hetojë pasurinë e drejtorëve të shkarkuar. Eshte pikërisht Komisioni për antikorrupcion që duhet ta mar një iniciativë të tillë, për drejtorët e shkarkuar sidomos ato të BDI-së, që kanë patur kontinuitet nga mandatet e tyre herë edhe me VMRO-në, por edhe tani me LSDM-në.

Shtrohet pyetja nëse janë të vërteta ato që flitet në opinion se ish zyrtarët e BDI-së posedojnë prona, vetura luksoze, vikendshtëpiza luksoze etj, të cilat nuk i kanë poseduar para se të bëhen drejtor, por kjo ju ngelen organeve kompetente ta hetojë./fol.mk