Incidenti i djeshëm që ndodhi në Reçicë të Vogël, pas një zënke me armë zjari ku si pasoj e gjeti vdekjen një banorë i Kumanovës dhe dy të plagosur, ku njeri nga ata rëndë, pa dyshim se kjo ngjarje ka trishtuar gjithë qytetarët, shkruan Fol.
Në bazë të informatave jo zyrtare u tha se ky incident ka filluar verbalisht mes rivalëve politik në selinë e BDI-së që ndodhet shumë afër vendit nuk ndodhi aksidenti i përgjakshëm.
Dëshmitar anonim që e kanë parë rastin, tregojnë se zënka që ka ndodhur në Rrugën 167 në Reçicë të Vogël i ngjante një skene të filmave, duke patur mes dy grupeve, pa kursyer as vendin dhe duke rrezikuar shumë banorë të pafajshëm të Reçicës së Vogël, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.
Banorëve të Reçicës së Vogël kjo ngjarje i ka indinjuar thellë, kuptohet duke shprehur keqardhje per viktimën, por edhe duke shprehur revoltën se në ketë incident ka mundur ta pasoj keq çdo banor i pafajshëm i Reçicës së Vogël.
Ata thonë se ky rast nuk është i pari, ka patur edhe një rast tjetër, para disa viteve kur edhe është sulmuar selia e BDI-së, ku ka patur shumë viktima dhe është rdorur arsenal i rëndë armësh, që trishtuan dhe rrezikuan shtëpitë dhe banorët që jetojnë për rreth selisë së BDI-së.
Këto raste, që siç thonë banorët e Reçicës së Vogël kane prishur imazhin e Reçicës Vogël, kanë rrezikuar jetën e banorëve të saj shpeshherë për aksidente që kanë shpërthyer nga selia e BDI-së dhe e kanë shndërruar këtë lagje të pasigurtë për jetesë.
Banorë të indinjuar të Reçicës së Vogël, vlerësojne se selit partiake nuk duhet të jenë në afërsi te shtëpive të lagjeve periferike, por të njejtat duhet të jenë në qytet ose qendër aty ku frekuenton më shumë policia dhe që nuk janë lagje të populluara me banor siç është rasti i Reçicës së Vogël. Madje ata shprehin hidhërim se selia e BDI-së dhe zënkat që kanë ndoshur aty me pasojë vrasje kanë rrënuar imazhin e Reçicës së Vogël që njihej si Lagjia që e lindi Universitetin e Tetovës, dhe banorët e saj shumica nga malësia e Tetovës bënë shumë sakrificë dhe dhuruan shtëpitë e tyre Universitetit./Fol/