Është dimër dhe shpesh rrobat që nuk na thahen shpejt në ambientin e jashtëm, i fusim brenda, i thajmë në kalorifer, apo në sobë. Por a e dini që ky mund të jetë një zakon i rrezikshëm për shëndetin e familjarëve, me pasoja vdekjeprurëse?

Myku i rrobave të lagura mund të jetë vdekjeprurës. Njerëzit të cilët nuk kanë një sistem të fortë imunitar apo vuajnë nga astma, janë më të rrezikuar.

Historia

Mjekët vijojnë të tërheqin vëmendjen se kjo mënyrë e tharjes së rrobave është tepër e rrezikshme, duke treguar historinë e Craig Mather, një 34 vjeçar, babai i 3 fëmijëve që ka marrë një infeksion të rëndë të mushkërive, shkaktuar nga ky myk.

Ky infeksion është shumë i rrezikshëm, veçanërisht për njerëzit me sistem imunitar të dobët ose me probleme të rënda të frymëmarrjes. Ai u diagnostikua me ‘pulmonary aspergillosis’ dhe mjekët i dhanë medikamente antimikrobiale për stabilizimin e infeksionit.

Mjekët e këshilluan që të mos i thajë më rrobat brenda në shtëpi, në mënyrë për të parandalojë çdo situatë të keqe në të ardhmen. Siç shpjegojnë ekspertët, avullimi i rrobave që thahen në ambientin e brendshëm rrit lagështinë me 30%, dhe krijon një mjedis të përshtatshëm për mbirjen e sporeve.

Ky avullim në ajër mund të dëmtojë më pak një person me sistem më të fortë imunitar, sepse trupi i tij është imun ndaj infeksioneve, por një person me sistem imunitar të dobët ose me probleme të frymëmarrjes, mund të ketë pasoja të rënda, kollitje të forta, ose dëme fatale për mushkëritë.