Tani më është bërë zakon që njerëzit elitar apo të famshmit kur shkojnë në ndonjë event të caktuar, të shkojnë me vetura luksoze, të kalojnë në tepihun e kuq, të ndalen duke buzëqeshur për të bërë ndonjë fotografi dhe të hyjnë brenda.

Mirëpo, pse ka mbetur tepihu i kuq, nga kush dhe për çfarë është përdor në fillim?

Nëse përmendet tepihu i kuq, menjëherë e perceptojmë si sinonim i yjeve të filmit pra na kujtohen të famshmit duke kaluar në të.

Thuhet se në fillim në qilimin e kuq kanë ecur vetëm mbretërit dhe jo njerëzit e thjeshtë.

Mirëpo, origjina e qilimit të kuq mendohet të datojë nga fillimi i shekullit të XX, dhe është përdorur fillimisht për ta shtruar rrugën që njerëzit të orientohen për të hipur në tren.

Një tren pasagjerësh në New York nga viti 1902 ka mirëpritur udhëtarët e saj në bord me një qilim të kuq, i cili gjithashtu ndihmoi t’i udhëzojë për në tren.

Megjithatë, ju mund të pyesni pse ky tapet është i kuq dhe jo ndonjë ngjyrë tjetër?

Përgjigja është se ngjyra e kuqe përveç që konsiderohej një ngjyrë për elegancë, ishte edhe një ndër ngjyrat më të çmuara dhe ishte më e vështirë për të bërë pasi që materialet e atij lloji dhe me ngjyrë të kuqe ishin mjaftë të kushtueshme.

Më vonë pra në vitin 1920 qilimi i kuq u bë sinonim i Hollywood –it, apo për t’i drejtuar VIP-at të hyjnë brenda.

Në vitin 1922, qilimi i kuq u shpalosë para Teatrit egjiptian për premierën Hollywood’iane të Robin Hood-it.