Nuk e di sa a ka pasur njerëz të cilët nuk kanë pastruar fytyrën e tyre në dush. Por, gjatë kryerjes së shpeshtë me eksfoliant apo larjes në dush thuhet se për shkak të tensionit të lartë dhe temperaturës mund të shpërthejnë kapilarët.

Për tu siguruar në lidhje me këtë, kemi kërkuar nga bordi i certifikuar i dermatologëve Dr. Hadley King dhe Dr. Rachel Nazarian për opinionet e ekspertëve. A dëshironi ti ndëgjoni së pari lajmet emira apo të këqija? Shumë vonë, tashmë kam zgjedhur për cilat lajme së pari.

Lajmet e këqija

Dr. Nazarian thekson se uji i nxehtë dhe temperaturat e larta zgjerojnë enët dhe kapilarët e gjakut. Kjo mund të bëjë lëkurën të kuqe dhe ta përkeqësojë atë duke shkaktuar rosacea e cila shpie në enë të gjakut të dëmtuar dhe të zgjeruar.

Një shqetësim tjetër është humbja e lagështisë, thekson Dr. King. Lëkura e fytyrës, ashtu si e gjithë lëkura, mund të bëhet shumë e thatë nëse ështënë kontakt të tepërt me ujin. Për këtë arsye, si rregull i përgjithshëm është të pastroni fytyrën në dush por jo në interval të gjatë kohor, jo me ujë shumë të nxehtë dhe jo shpesh. Nëse ngrohtësia e ujit kufizohet në ujë të vakët, atëherë rreziku i zgjerimit të kapilarëve mund të minimizohet.

Lajmet e mira

Por, nëse i përmbaheni këtyre udhëzimeve, gjatë pastrimit të fytyrës në dush, atëherë kjo larje është krejtësisht e sigurt. Në fakt, hidratimi dhe nxehtësia e bëjnë lëkurën veçanërisht të përshtatshme gjatë pastrimit të plotë me eksfoliant, thotë Dr. King.

Vetëm sigurohuni që të ruani të hollat nga mjetet higjienike si shampotë dhe kondicionerët dhe përqëndrohuni në pastrimin natyral të fytyrës.