Qytetarët e kanë humbur besimin te institucionet si dhe shpresën për një të ardhme të mirë në vend. Duke komentuar rastet e shumta të krimit dhe korrupsionit në periudhën e fundit, qytetarët i akuzojnë vetë institucionet si të korruptuara dhe nuk presin që një të ardhme të afërt situata të ndryshojë.

“Mirë është që i mbyllin por ata që i mbyllin janë vetë të korruptuar. Nuk funksionon sistemi, nëse nuk funksionon sistemi në një shtet nuk funksionon asgjë”, tha një qytetar.

“..asgjë nuk kemi ndryshuar për 30 vite, çka kemi ndryshuar më thoni çka, ndryshojmë garnitura politike dhe elita politike ndërsa në esencë qytetarët nuk fitojnë asgjë. Të gjithë duhet të punojmë, të ndërtojmë vetëdije shoqërore, ne nuk kemi vetëdije shoqërore të mjaftueshme, e shihni se gjysma e rinisë na iku, ajo forcë ngritëse në shoqëri na iku”, u shpreh një qytetar tjetër.

“..I lëshojnë njerëzit me vepra të dënuar nga 15 vite, kanë vjedhur miliarda, i nguc ata që janë të detyruar të bëjnë diçka, ndërsa ata që janë multi milionerë e shikon si ecin lirisht. Kur do të rregullohet shteti? Kur do t’i përzëmë hajnat, të çohet populli ti përzënë hajnat e të vjen gjeneratë e re që është e paqtë e të vazhdojë jeta e mirë, kështu jo”, thotë një tjetër qytetar./ Alsat.mk