Shkencëtarët kanë zbuluar se trupat tonë përpiqen të rikthehen në jetë pasi të vdesim.

 

Qelizat vazhdojnë të funksionojnë edhe pasi të jenë ndalur organet, ka zbuluar studimi.

Shprehja e gjeneve – e cila kontrollon prodhimin e proteinave apo reaksioneve të rëndësishme kimike në trupin tonë – rritet në disa raste pas vdekjes, sipas studimit “Tracing the dynamics of gene transcripts after organismal death”, të publikuar në revistën Open Biology.

Kjo do të thotë se jo të gjitha qelizat vdesin kur një njeri deklarohet i vdekur, dhe trupi ende përpiqet ta riparojë vetveten për një kohë.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve, i udhëhequr nga Alex Pozhitkov, ka zbuluar se i njëjti fenomen ndodh edhe te kafshët. /Telegrafi/