Skandaloze dhe e turpshme ajo që po ndodhë   sonte në Tetovë! 

Sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ngjarjes të cilët lajmëruan ekipin e FOL, bëhet e ditur se aktivistë të BDI-së  kanë shkatërruar materialin propagandues të koalicionit ,,Tash është koha”,

Pas arritjes në vendin ngjarjes, ekipi ynë më kamerë amatore ariti ti regjistroj  këtë akt vandal të një grupi prej  rreth 20 aktivistëve të BDI-së të cilët kanë kryer këtë akt të shëmtuar.

Pamjet tregojnë se ky grup aktivistësh partiak të pajisur me shkallë janë ngjitur në shtyllat elektrike dhe kanë prerë dhe kanë shkatërruar duke i rrëzuar për toke banderolat e koalicionit “Tas është Koha”.

Për çudi nuk janë prekur fare banderolat e vendosura nga PDSH-ja e as të koalicionit mundemi.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi te monopoli, ku për fat janë të vendosura edhe kamerat e sigurisë, që sigurisht nëse ka vullnet nga organet kompetente edhe lehtë mund të gjinden vandalistët e këtij akti të shëmtuar.

Mbase kjo edhe mund të ketë ndodhur nga paniku dhe ndjenja e humbjes që ka kapluar këta ekzekutori të këtij akti.

Deri më tani nuk ka asnjë prononcim zyrtarë, por shqetsues është fakti se kjo sjellje prish imazhin e zgjedhjeve dhe  mos vallë paralajmëron “Kasaphanën e re” 2020″.

Në vazhdim video nga vendi i ngjarjes: