Deputeti “patriot” i Lëvizjes BESA Zeqirija Ibrahimi, dje edhe pse kërkoi të mos i verifikohet mandati Johan Tarçulovskit  i cili nga Gjykata e Hagës ishte i dënuar për krime lufte, ndaj shqiptare të Maqedonisë të kryera në Luboten, nuk ka votuar kundër kërkesës së vet. Ai bashkë me deputetët e Lëvizjes BESA shihet se nuk kanë votuar kundër Tarçullovskit, por kanë votuar PRO . Siç ka arritur të siguroj portali TetovaSot votimet nga parlamenti i Maqeodnisë kur është votuar për Tarçullovskin shihet se asnjë votë nuk është kundër gjatë votimit për verifikimin e mandatit të Tarçullovskit, por nga gjithësej 115 të pranishëm kanë votuar 110 deputet. Dy deputetët e PDSH-së Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti nuk kanë marrë pjesë aspak dje në mbledhjen e parë të parlamentit dhe tre deputetë e Alencës kanë qenë jashtë kur është votuar për Tarçullovskin.

Me këtë veprim të rrejshëm Lëvizja BESA tregon se është vasal i VMRO-së duke shitur patriotizëm ndaj shqiptarëve ndërsa nga ana tjetër e voton atë.

Ndryshe pas fillimit të parlamentit pritet të formohet qeveria ku shqiptarët tani më kanë dalur të bashkuar pas takimit më kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ku siç mësohet shqiptarët tani e kanë shansin historik për të përfituar më së shumit nga partneri i cili do ti plotësojë kërkesat e partive shqiptare që do të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme.

Deri me 9 janar presidenti Gjorgje Ivanov duhet që ta ndaje mandatin ndaj kandidatit të partisë ose partive që do të ketë sukses të mbledh 61 nënshkrime se e ka shumicën për të formuar qeveri, transmeton TetovaSot.

Pas konstituimit të Parlamentit të ri, gjegjësisht verifikimit të mandateve të 120 deputetëve është plotësuar kushti ligjor që të nis të rrjedh afati për formimin e qeverisë së re.

Presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i Parlamentit, mandatin për përbërjen e qeverisë së re t`ia dorëzoje kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që e kanë shumicën në Parlament. /TetovaSot/