Derisa njerëzit në gjithë botën tanimë janë mbyllur në shtëpitë e tyre, ata shtrojnë pyetje të shumta se në cilat raste mund të jemi të rrezikuar nga COVID-19.

Dhe në këtë drejtim, siç shkruan Associated Press, ata shtrojnë edhe pyetjen nëse është e sigurt hapja e zarfeve dhe hpaketave postare.

Sipas një shkrimi të AP, nuk ka prova që COVID-19 po përhapet përmes postës ose paketave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pjesa më e madhe e saj përhapet nga pikat e prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtit, të cilat “thithen” nga njerëzit aty pranë.

Gjithashtu, shkruan AP, ekspertët e shëndetit thonë se rreziqet janë shumë të ulëta që COVID-19 të mbetet në zarfe ose pako dhe të infektojë këdo që i trajton ato.

Gjithsesi, ende mbetet një mënyrë e mirë për të larë duart tërësisht dhe rregullisht – dhe për të shmangur prekjen e fytyrës tuaj – pas trajtimit të dërgesave.

Në këtë drejtim, si shumë biznese, Shërbimi Postar i SHBA-së ka kufizuar vizitorët në objektet e tij dhe kërkon që kushdo që vjen në zyrën e postës të qëndrojë të paktën 2 metra larg nga një person tjetër.