Mënyra e komunikimit me një të sapolindur është përmes të qarit. Nëse ata janë të uritur, nëse kanë nevojë për të ndërruar bebelinën ose nëse nuk janë mirë, ata qajnë. Në këtë mënyrë, ata na bëjnë të kuptojmë se kanë nevojë për kujdesin dhe vëmendjen tonë. Por si të sillemi kur foshnja nuk qan pothuajse kurrë? Ne duhet të përpiqemi ta gjejmë. E qara e një fëmije është një sinjal që na bën të mendojmë se fëmija nuk është mirë. Por më shqetësuese është kur ai nuk reagon fare.

Por si duhet të sillemi me një fëmijë që nuk qan pothuajse kurrë? Para së gjithash duhet të përjashtojmë mundësinë që është një fëmijë i qetë dhe për këtë arsye çdo gjë shkon mirë. Jo nuk duhet ta lemë me kaq. Ne duhet të ndërhyjmë dhe të kuptojmë se cila është arsyeja që ai nuk qan. Arsyet pse një fëmijë nuk e shpreh shqetësimin e tij nëpërmjet të qarave janë të shumta. Konsiderohet normale nëse atij i plotësohen të gjitha dhe nuk ka arsye pse të qajë. Por nuk duhet të harrojmë që nëse fëmija është i qetë duhet ta mbajme nën vëzhgim të përhershëm. Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptohen motivet pse një fëmijë qan. Megjithatë është e këshillueshme për prindërit që të shikojnë me shumë kujdes nëse fëmija i tyre nuk qan dhe nuk shprehet. Nëse e neglizhojmë këtë problem mund të ketë efekte negative tek fëmija sepse ai nuk është në gjendje të shprehë nevojat e tij. Heshtja e tij nuk e ndihmon që ai të zhvillojë me mirë shëndetin.