Mëngjesi është vakti që cdo person nuk duhet ta shmang, por shumë prej nesh janë në mëdyshje nëse duhet të konsumojnë vezët në mëngjes ose jo. Gjithmon flitet për rrezikshmërin e tyre ndaj kolesterolit.

Fakt është që personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet domosdoshmërisht të tregojnë kujdes me sasinë e yndyrnave që marrin. Pasi një kokër vezë përmban 1.5 gram yndyrna të ngopura.

Po cili është rekomandimi i duhur për sasinë e vezëve që mund të konsumojmë?

Dr.Zumpano kardiologe në klinikën Cleveland në Amerikë shprehet se nuk ekziston një rekomandim mjekësor mbi numrin e vezëve që një person duhet të konsumojë në javë. Sipas saj, studimet kanë treguar se totali i yndyrnave të ngopura që ne marrim nëpërmjet ushqimeve ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e kolesterolit të keq LDL. Gjithashtu ajo thekson se e bardha e vezës është shumë e shëndetshme dhe ka përmbajtje proteinash dhe vetëm e verdha përmban yndyrna të ngopura që ndikojnë në nivelin e kolesterolit.

Nëse ju vuani nga sëmunjde të zemrës atëher tregoni kujdes me numrin e të verdhave të vezëve që konsumoni, pasi duhet të dini se krahas tyre sasia e yndyrnave mbingarkohet edhe nga produkte të tjera përbërse të dietës tuaj si: mishi i kuq, mishi i vicit, mishi i derrit, mishi i qingjit, lëkura e pulave apo prodhimet e bulmetit.

Sipas American Heart Association për të reduktuar kolesterloin e keq, jo më tepër se 5-6% e kalorive duhet të vijnë nga yndyrna të ngopura.

Por nëse ju pëlqejnë vezët dhe nuk mund të hiqni dorë prej tyre? Atëher duhet të hiqni dorë nga skuqja e tyre me gjalp apo vaj. Ndaj gatimi i tyre rekomandohet vetëm në këto forma:

Të zjera
Të ziejnë në ujë të nxehtë, pa lëkurë
Të pjekura në tiganë pa vaj, vetëm me një sprucues gatimi.
Dhe sekreti i fundit, mos i hidhni asnjëher krip vezëve.