Koha që njerzit shpenzojnë para ekraneve është rritur shumë gjatë viteve të fundit . Ne e dijmë se jeta jonë sedentare vjen për shkak se në qëndrojmë para ekraneve gjatë tërë ditës . Kjo gjë e dijmë se sjell obezitet dhe cregullime te ankthit dhe shumë të tjera , por cfarë u ndodh syve tanë?

Deri tani nuk dihet nëse shikimi për një kohë të gjatë i pajisjeve dixhitale sjell dëmtim të përhershëm të syve por ama dihet se kjo shkakton dëmtim të tyre .

Digital Eye Strain njohur ndryshe dhe si sidroma e vizionit të ekranit , është e mire dokumentuar . Nëse keni përjetuar thatësi të syve , irritim të tyre, shikim të turbëllët, shikim të dobët dhe gjithashtu dhimbje shpine dhe qafe pasi keni përdorur kompjuterin ose smartfonin , atehere jeni dhe ju familjar me to .

Raporti nga Vision Council tregoi se 61 % e amerikanëve e kanë përjetuar këtë sidromë pas përdorimit të pajisjeve elektronike , që i bije 2 në 3 njërëz.

Po në lidhje me dëmtimin afatgjatë ?

TechSot.al raporton se pajisjet dixhitale emëtojnë dritë HEV , ndryshe njohur si drita blu dhe kjo është ajo që i dëmton në mënyrë të përhershëm sytë tuaj .

Eksperimentet e bëra mbi kafshët , të cilat janë ekspozuar për nje kohë të gjatë nga drita blu kanë treguar humbje të përhershëm të shikimit.

Sasia e drites blu që një njeri ekspozohet varet nga shumë faktore , duke përfshirë teknologjinë e ekranit , madhësinë e ekranit, ndricimin e tij dhe distancën e përdoruesit nga ekranit dhe sigurisht kohëzgjatjen e qëndrimit para ekranit.

Dr.Heiting shpejgon se edhe pse smartfonat kanë ekran të vogël , ato mund të shkaktojnë një ekspozim më të madh ndaj dritës blu në krahasim me një ekran të madh.

Pjesë e problemit është se njeriu ka tendencën që ti hap më shumë sytë dhe të pupulis më shumë sytë ndërkohë që shikojmë ekranet.

Sa kohë qëndrojmë para ekraneve ?

Një raport tregoi se një njeri normal i moshës 16 deri në 44 vjec shpenzon mesatarisht 7.4 orë para ekraneve dixhitale .

Kjo përkthehet në 147 minuta në TV, 103 minuta në Kompjuter , 151minuta në smartfonë dhe 43 minuta në tableta. Kjo do të thotë se po shpenzojmë gati më shumë kohë para ekraneve sesa në gjumë.