Edhe në Tetovë hapja e shtabit të BDI për Pendarovskin kaloi në një atmosferë të zymtë dhe të ndjerë.

Për dallim nga zgjedhje te kaluara, ku aktivist të BDI shtyheshin për tu futur brenda kësaj rradhe ne hapjen e shtabit qëndror, kishte shumë vend dhe ajo hapësirë nuk mbushej në asnjë menyrë.

Aty mungonte figura kryesore e BDI Hazbi Lika, se bashku me shumë fuknsionar tjerë nga Dega e Tetovës, gje qe kjo ka denotivuar ende ma shume aktivistet e thjeshte te BDI te jene ne hapjen e shtabit te BDI per Pendarovskin.
Shtrohet pyetja a i erdhën Hazbi Likës 5 minutat e tij te shumë pritura per nje kohë të gjatë që i bën kreu i BDI Ali Ahmeti se bashku me Kryeministrin Zaev, te cilit herë duke ja mar pozitën e lartë ne BDi e herë duke ja marrë Sekretariatin e Marreveshjes se Ohrit duke e shendruar ate në një Ministri tjetër të cilin sipas gjitha gjasave do e udhëheq kuadër tjetër e jo Hazbi Lika.

Atmosferën e zymtë gjatë hapjes se shtabit të BDI e bëri ende me te zymtë edhe paraqitja e Xhevat Ademit i cili për dallim nga rradhat tjera që thurte lavde per UCK dhe Ali Ahmetin kesj fliste me nje fjalor te moderuar qe aspak nuk ngrente adrenalinë.

Dega e Tetovës e cila numëron mbi 20 nëndegë në këtë tubim nuk kishin arritur të mbledhin as 50 antarë, edhe pse shumica e atyre ishin deturuar të marrin pjesë në atë event pa deshiren e tyre, me shantaze të ndryshme!