Shkruan Qenan Aliu

…Janë disa a të dhëna të cilat nuk janë të publikuara në faqet zyrtare të institicioneve, prandaj hipotetikisht mendoj se ;-

– Nëse sipas metodologjisë interne , PRESIDENCA është institucioni në të cilën evidentohet numri atkivorë për SHAPLLJEN e ligjit dhe më pastaj drejtohet për në NP,, Gazeta zyrtare e Maqdonisë ,, për botim, atëherë kjo i bie se sipas qëndrimit deri më tani të njohur të presidentit Ivanov, Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të dërgohet për publikim.

SHTROHET PYETJA ; – A i ka patur të analizuara të gjitha momentet mazhoranca parlamentare dhe a ka strategji brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese për tejkalimin e këtij bllokimi dhe kohabitimin institucional ?

Nëse mazhoranca nuk i ka peshuar të gjitha momentet të cilat kanë qenë lehtësisht e mundur për ti paramenduar, atëherë vetë shumica parlamentare me apo pa vetëdije është vendosur në lajthitje dhe poashtu me apo pa vetëdije ka LAJTHITUR oponionin në vend.

Nëse sipas metodologjisë së lartëshënuar të protokollimit arkivor për shpalljen e ligjeve është presidenca pika e aksit të numrit arkivorë pë shpallje, atëherë nuk ka alternativë tjetër përveç se ;-

PARLAMENTI TË SJELLË VENDIM TË VEÇANTË PË SHPALLJEN E Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke marë për bazë refuzimin e presidentit të firmosë Dekretin për shaplljen e ligjit si DETYRIM kushtetues sipas nenit 75 të saj ! Kjo do të ishte forma më e sigurt që në këtë këndvështrim ligji të mos rëzohet në gjykatën kushtetuese. Ndërkaq Dekreti vetëm me nënshkrimin e kryetarit të kuvendit ,për nga forma do të ishte jo i plotë kushtetutshmërisht dhe ligjërisht, ndërsa të përdoret precedenti i vitit 1997 , e njëjta veç më është e abroguar nga Gjykata kushtetuese në vitin 1998.

Ligji në këtë fazë si i tillë nuk mund të kthehet pas, ndërkaq sipas një precedenti mund të mbetet në sirtarët e presidencës si i pa qenë.

Pra pa shpallje nuk ka Ligj, dhe i pa shpallur ligji as që mund të procedohet pë vlerësimin e kushtetutshmërisë.