Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një emision debativ në TV21 Maqedoni gjatë fushatës zgjedhore kur i duheshin votat shqiptare, përballë disa analistëve shqiptarë, theksoi se do të ndryshojë Kushtetutën nëse është nevoja që të përmbushë premtimet e tij për realizimin e dygjuhësisë në Maqedoni.
Ai edhe gjatë fushatës mundohej që ti mashtrojë shqiptarët se nëse ai do të jetë kryeministër do të bëjë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare, por kur ai gjendej para maqedonaseve e mohonte një gjë të tillë dhe thoshte se nuk do ta ndërrojë Kushtetutën.
Këtë dyfytyrësi të tij dhe mashtrimet e LSDM-së sot shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre duke e parë se Zoran Zaev është nga pjella e LSDM-së së Çizmes që nuk ngopen duke diskriminuar shqiptarët.
Kur presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov deklaroi se ai i cili do ti bëjë 61 deputet do të mund të bëjë qeverinë e ardhshme, Zaev nisi me ofertat partive politike shqiptare duke i hasur shara në gozhdë.
Ai bëri një propozim ligji për gjuhën shqipe më të poshtër se VMRO-ja duke mos e zyrtarizuar, duke ndaluar që gjuha shqipe të shkruhet në çdo vend, në asnjë para të mos ketë fjalë shqipe si dhe uniformat policore të mos shkruajnë shqip.
Këto kanë qenë edhe kërkesat e Ali Ahmetit që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare të flitet dhe të shkruhet në të gjithë institucionet shtetërore, paratë të jenë në dy gjuhë, uniformat policore dhe ushtarake të jenë në dy gjuhë që lideri mashtrues Zoran Zaev vazhdon ti mohojë këto kërkesa të shqiptarëve.
Nga BDI gjithnjë janë shprehur se Propozim Ligji për gjuhën është pika minimale e kompromisit të BDI-ës dhe pa të s’ka as nënshkrim as koalicion.
Ndryshe sot LSDM-ja e Zaevit i është përgjigjur BDI-së pasi kjo parti dje ia dërgoi propozim ligjin për gjuhën shqipe, nuk dihet nëse BDI do të pranojë apo do të refuzojë ofertën e dytë të liderit i cili i ndërron qëndrimet e tij sa herë që i duhen LSDM-së dhe partisë së tij./Tetovasot