Ekspertët thonë se kryeministri shqiptar Edi Rama me plotë të drejtë dëshiron dhe synon të ndërmerr një hap të tillë sepse kjo dukuri është duke na e gërryer dheun nën këmbë. Sipas tyre, bastoret dhe kazinot janë një dukuri tejet e keqe për shoqërinë tonë dhe shndërrohet në varshmëri, që personave të varur u vjen si ushqim ditor.

Opinionistë dhe ekspertët shqiptarë në Shkup kërkojnë që edhe Maqedonia të përcjell shembullin e kryeministrit shqiptar Edi rama dhe të ju shpallë “luftë” bastoreve e kazinove.

Sociologu Ali Pajaziti dhe Psikoterapisti Migjen Amzai thonë se me mbylljen e bastoreve dhe kazinove ndërtohet shoqëri më e shëndoshë. Duke folur për Gazetën Lajm, ata thonë se bastoret dhe kazinot janë një dukuri tejet e keqe për shoqërinë tonë dhe shndërrohet në varshmëri, që personave të varur u vjen si ushqim ditor.
“Shembulli i mirë duhet të merret ngado që të vijë ai. Prandaj duhet ndjekur hapat që synohen të ndërrmeren në Shqipëri për mbylljen e bastoreve dhe kazionve. Edhe pse jam skeptik se do të ketë sukses në këtë drejtim, duke pasur parasysh se ky kartel, ose kjo industri gjeneron para dhe fitime të majme nga mashtrimi se një ditë edhe mua ‘fati’ do të më gëzohet dhe se ka gjasa që me shkop magjik të bëhem pasanik, ti takoj një shtrese më të lartë sociale.

Në fakt bëhet fjalë vetëm për një vetëmashtrim absolut te individëve të cilët trokasin nëpër xhamat e dyerve të këtyre lokaleve që në një shkrim timin I kam quajtur lokale vrastare”, tha Pajaziti.
Sipas tij, këta persona janë adikt, janë të varur nga ky ushqim i tyre ditor dhe dita ditës ata për fat të keq, krijojnë rrethin e tyre krijojnë shoqëri, miq, të cilët “sëmuren nga kjo epidemi ose pandemi sociale qe vjen nga shoqëritë e zhvilluara”.