Kryeministri Edi Rama, ka rrëfyer për herë të parë pse vendosi të bëjë ndryshime në qeveri, duke larguar plot 4 ministra nga kabineti që ai drejton, mes tyre edhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga studio e emisionit “Top Story”, Rama mohoi të ketë pasur presione ndërkombëtare lidhur me këtë vendim. Por nga ana tjetër ai pranoi se ka vënë në dijeni Kreun e Kuvendit, dhe njëherësh Kreun e LSI dhe aleatin e tij në koalicion, Ilir Metën

Pjesë nga intervista:

Ka pasur apo jo presion ndërkombëtar për shkarkimin e Tahirit? Ka patur bashkërendim me zotin Meta?

Sigurisht që kam folur me bashkëkryetarin e qeverisë.

Mos më thuaj që ishte kundër…

Kalojmë tek pyetja tjetër më mirë.

A patët presion ndërkombëtar?

Jo nuk ka lidhje kjo.