​Sutjenat janë veshje e brendshme të cilat shumë femrave u janë më se të nevojshme, mirëpo njëkohësisht, shumica e tyre do të dëshironin që përgjithmonë t’i hiqnin qafe.

Mirëpo, ato janë “armë” e mirë kundër gravitacionit, andaj ndonjëherë është mirë të dihet se çfarë sutjenash duhet blerë dhe si duhet veshur, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet tregojnë që diç më pak se dy të tretat e femrave gabimisht veshin këtë pjesë të rrobave, gjë që u kushtojnë me më pak komoditet, funksionalitet dhe i bën që sutjenat të qëndrojnë më pak.

Këto janë gabimet dhe këshillat më të shpeshta:

– Mbërthejini sutjenat nën shpatulla, jo tepër lart siç bëjnë shumica e femrave.

– Rregulloni rripat ashtu që në mes tyre të mund të kalojë gishti, tepër shkurt do të presin lëkurën, e kjo gjë do të duket shumë keq.

– Përkuluni dhe verifikoni në mos sisët ju dalin nga sutjenat, sepse kjo gjë nuk bën t’ju ndodhë.

– Verifikoni me gisht nën sisë a janë shtrënguar mirë sutjenat, nuk është mirë të jenë tepër çlirët.

– Lakoni gishtat e njërës dorë dhe futni brenda sutjenave nën sqetulla, siç e shihni në video. Do t’ju rrijnë më mirë.

Shikojeni këtë video: