Komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje në vend.

Rruga Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është e hapur për qarkullim deri më datë 1.10.2022 për automjete me masë totale deri në 3.5 tonë.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.