Kandidati i VMRO-DPMNE-së për qytetin e Shkupit Koce Trajanovski, ka filluar ti vizitoj komunat shqiptare që i takojnë edhe Komunës së Shkupit. Ajo që bie ne sy është se ne ato Komuna po pritet edhe nga vetë shqiptarët e BDI-së të cilët siç po shihet e kanë vështirë të shkëputen nga koalicioni 10 vjeçar BDI-VMRO.
Ky fenomen është i theksuar më shumë në Komunën e Sarajit, atje ku në rradhët e BDI kandidohet ish Ministri i BDI i drejtësisë Blerim Bexheti. Ky i fundit ka pasur relacione mjaft të mira me VMRO-DPMNE, e cila dëshmohet edhe nga zbulimi i bombave të qe dy vite me pare u zbuluan nga opozita maqedonase. Sipas gjitha gjasave kjo mund të jetë edhe mbështetja e grupeve te BDI për qytetin e Shkupit për kandidatin e VMRO-së Koce Trajanovskin.
Kjo mund te paraqitet edhe si je përcarje mes BDI ku sipas koalicionit zyrtar ky subjekt duhet me cdo kusht ta përkrah kandidatin e LSDM Petre Silegov, madje antarët e BDI, nuk goxojnë të votojnë asnje kandidat për qytetin e Shkupit nga rradhet e subjekteve politike shqiptare.