Pesë ditë para nisjes së fushatës zgjedhore, DW ka bërë anketë me qytetarët – çka presin ata nga oferta e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nëse kandidatët do të ofrojnë diçka ndryshe dhe të re, përcjell FLAKA.info

“Do të kemi çka të zgjedhim”. “Asgjë nuk do të ndryshojë”. “22 vite vetëm ndërohen her njëra her pala tjetër”. “Për asnjë nuk do të votoj”.

Të këtilla janë komentet të cilat i bëjnë qytetarët për lisitat e publikuara me kandidatë për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Nga optimist për ndryshime, e deri te zhgënjimi dhe pesimizmi se diçka mund të ndryshohet për të mirë. Qytetarëve u janë përzier ndjenjat, pasi siç thonë, presin kohë më të mira më shumë se 20 vite dhe ato kohëra assesi të vijnë.

Disa nga partitë në listat zgjedhore kanë ofruar edhe persona të freskët të rinjë, kurse në disa vende paraqiten të mirënjohurit, por edhe kuadër i korruptuar.

Në Njësinë e Parë Zgjedhore, do të ballafaqohen Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Nikolla Poposki nga VMRO-DPMNE, kurse shoqëri do tu bëjnë Pavle Trajanov nga LD, Den Donçev nga “VMRO për Maqedoninë”, Dimitar Apasiev nga “E Majta”, Ivon Veliçkovski nga PL, Artan Grubi nga BDI, Idriz Orana nga PDSH, Zulfi Adili nga UNITETI dhe Zaqirja Ibrahimi nga BESA.

Në Njësin e Dytë zgjedhore, lufta kryesore do të bëhet mes Nikolla Todorv nga VMRO-DPMNE dhe Oliver Spasovski nga LSDM, kurse në të tretën do të ballafaqohen Ilija Dimovski nga partia në pushtet dhe Lupço Nikollovski nga LSDM.

Më shumë tensione pritet të ketë në Njësinë e Katër Zgjedhore ku do të zgjidhet mes Nikolla Greuvskit dhe Zoran Zaevit, kurse atje në garë do të jenë edhe Sllobodan Bogoevski dhe Lupço Georgievski.

Në Njësinë e Pestë Zgjedhore do të ballafaqohen Antonio Milloshoski dhe Radmilla Sheqerinska, si dhe Lube Boshkovski nga Kualicioni “VMRO për Maqedoninë”, Zdravko Savevski nga “E Majta” dhe kandidatë nga partitë tjera.

Në Njësinë e Gjashtë qytetarët do të zgjedhin mes Ali Ahmetit nga BDI, Menduh Thaçit nga PDSH, Bilall Kasamit nga BESA, Ziadin Sela nga LR-PDSH, Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE, Petre Shilegov nga LSDM dhe Branko Majstorski nga PL