Situatës politike në Maqedoni veçse i shtohen perverzitete politike dhe lojëra pista që dalin në sipërfaqe, ku protagonistë janë parti të caktuara të cilat kanë zhvilluar kundër njëra tjetrës. Sipas raportimeve në teren që me fillimin e fushatës zgjedhore më 20 Nëntor, ia kanë filluar takimet intenzive të përfaqësuesve të lartë të Lëvizjes BESA me partinë e Menduh Thaçit, PDSH. Thuhet se takimet i kanë prirë dy përfaqësuesit e lartë të dy partive reciproke E.F dhe A.A. Një lajm të tillë e konfirmoi në TV21 edhe Sekretari gjeneral i PDSH-së Azem Sadiku i cili i tha troç Zejd Rexhepit se për rezultatin e Lëvizjes Besa ka pas koordinim mes dy palëve. Sipas marrëveshjes Thaçi do të tentojë rikthimin e antarësisë së ikur në Lëvizjen për reforma PDSH duke i joshur me ofertën se do ketë koalicion të gjërë PDSH, BDI dhe VMRO dhe se qeveria është punë e kryer me 82 deputetë, ndërsa Lëvizja BESA përmes joshjes financiare ti përfitojë votuesit e ikur nga BDI-ja në Aleancën për shqiptarët.