Shkruan Ejup Berisha

Gjykata Kushtetuese është institucion shumë i rëndësishëm shtetëror i cili merret me shqyrtimin dhe analizimin e ligjeve për të parë se athua këto akte juridike janë apo nuk janë në përputhje me kushtetutën. Më tej i njëjti institucion gjithashtu merret edhe me analizimin dhe shqyrtimin e akteve nënligjore kjo gjithashtu për të parë se athua vallë edhe këto a janë në përputhje me kushtetutën dhe me ligjet ekzistuese. Por krahas kësaj Gjykata Kushtetuese gjithashtu duhet që të analizojë dhe shqyrtojë se athua vallë ligjet dhe aktet e tjera nënligjore a janë në përputhje me parimet dhe standardet demokratike. Po po Gjykata Kushtetuese duhet gjithashtu që të merret me këto punë dhe aktivitete. Pra ajo gjithashtu duhet që të analizoj dhe shqyrtoj se athua ligjet dhe aktet nënligjore se a janë në përputhje edhe me parimet dhe standardet demokratike. Pse e themë këtë gjë pasiqë shumica e shteteve të botës e kanë instaluar sistemin demokratik të qeverisjes prandaj duhet të egzistoj edhe një mekanizëm i përshtatshëm institucional i këtij lloji dhe formati icili jo vetëm që do të shqyrtoj dhe analizoj por i cili në periudha të caktuara edhe do të konstatoj se ligjet dhe aktet e tjera nënligjore janë apo nuk janë në përputhje me parimet dhe standardet demokratike. Dhe jo vetëm aktet juridike por në sistemet demokratike duhet që të shqyrtohen dhe analizohen edhe aktivitetet dhe veprimet konkrete të politikanëve në praktikë. Pra këtu e kamë fjalën për sjelljet veprimet si dhe aktivitetet e poltikanëve gjat marrjes së tyre me politikë.Me këtë aktivitet të Gjykatës Kushtetuese do të ndërpritej vetvullneti dhe kryeneqësia e aktorëve politik në ambientin politik që janë shumë prezente në praktikën politike të shumicës së vendeve të botës por të njëjtat nuk mungojnë as te ne. Pse është i nevojshëm një aktivitet i tillë Përgjigja është se nëse Demokracia është përcaktuar si vlerë kulmore kushtetuese atëher kjo e imponon nevojën që parimet dhe standardet demokratike jo vetëm të mundësohen por gjithashtu të njëjtat edhe të mundësohen duke u mbrojtur nga shkeljet dhe keqpërdorimet me Kushtetutë. Nuk duhet të lejohet që Kushtetuta të mos e mbrojë Demokracinë. Po të bëhet kjo atëher marrja me politikë në aspektin praktik e imponon obligimin që politikanët të kenë kujdes gjat aktiviteteve dhe veprimeve të tyre praktike në politikë. Nuk mund që shumica e politikanëve të futen në politikë dhe të mos mbajnë llogari e më vonë edhe të mos japin llogari apo mos të përgjigjen për aktet dhe veprimet e tyre kundërkushtetuese e kundërligjore bile dhe antidemokratike. Veprime të tilla sot ka shumë dhe është bërë praktikë që askush jo vetëm të mos japë llogari por edhe të mos-sankcionohet apo edhe të mos dënohet për asgjë. Praktika e mosgjykimit dhe mosdënimit të individëve qofshin ata të rëndomtë apo dhe njerëz që merren me politikë është nëna e të gjitha të këqijave që mund ti ndodhin jo vetëm shoqërive njerëzore por edhe shteteve. Praktika të tilla këtu te ne kemi mjaft dhe askush nuk mundohet ti ndërpres ato. Nëse njerëzit janë të barabartë para ligjeve atëher këta duhet të jenë të barabartë edhe gjat bartjes së përgjegjsive dhe nëse imponohet nevoja për dhënie të llogarive për veprimet apo aktet e tyre të bëra në politikë kjo nuk duhet të jetë përjashtim por duhet të bëhet rregull. Në jetën e përditshme egziston një realitet absurd e ai konsiston me faktin se qytetarët e rëndomtë për çdo gjë bile edhe më të imtë dhe të parëndësishme përgjigjen dhe japin llogari këta jo vetëm që përgjigjen por edhe dënohen bile në procedura të shpejta dhe shumë afatshkurta e politikanët nga ana tjetër përher po amnistohen. Ndërsa këta edhe pse kanë dhënë premtimin se gjat aktiviteteve dhe veprimeve të tyre do ti respektojnë kushtetutën dhe ligjet ata këto i shkelin në vazhdimsi dhe për këtë gjë asnjëri prej tyre jo që nuk dënohet bile asnjëri edhe nuk jep llogari. Kështuqë ka kohë këtu te ne gjithkush që futet në politik bën plot vepra të këqija dhe shumë të shëmtuara bile edhe akte makabre dhe pastaj o vazhdon akoma të merret me politikë apo o tërhiqet tërësisht nga politika pa dhënë asnjë llogari dhe pa ju nënshtruar fare bartjes të paktën të minimumit të përgjegjsisë. Nëse jo më shumë të paktën të tregojnë se pse dhe për çfar shkaqesh dhe arsyesh ata i kanë bërë këto akte dhe veprime në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Prandaj në polotikë ka aq shumë kriminalitet dhe shumë korrupcion sepse aktet dhe veprimet e politikanëve askush nuk i vëzhgon dhe nuk i shqyrton e as nuk i analizon.Ndërsa veprimet e këqija dhe makabre bile askush nuk i vlerson dhe nuk i gjykon prandaj në politikë secili individ bën çfar ti teket dhe çfar të dojë. Pse Gjykata Kushtetuese nuk ngarkohet edhe me një mision të tillë plotësues. Ashtu kështu Gjykatësit Kushtetues marrin paga dhe përfitime shumë të mëdha si rezultat i angazhimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese.Prandaj të paktën duke i pasur parasyshë këto gjëra le të kontribuojnë pak për kufizimin e forcës të stërtepruar dhe të stërzmadhuar të politikanëve. Edhe pse në aspekt kushtetues e juridik këtë mision duhet ta kryej Kuvendi Republikan por në rrethanat aktuale ky institucion shumë i rëndësishëm kontrollues nuk po arrinë ta kryej këtë obligim kushtetues të tij për shkak se e tërë pesha dhe ndikimi politik ka kaluar te Qeveria dhe organet administrative të saj. Ndërsa Kuvendi e ka marrë një rol apo dhe mision të ri pra ai sot o i aminon apo dhe shpesh i mbyll sytë përballë veprimeve të këqija që i bëjnë politikanët bile edhe ato që duhet ti kontrolloj dhe kufizoj vet Kuvendi.