A mund ta besoni se cilat ishin fjalët më të kërkuara në Google pas zgjedhjes së Trump

Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve ka “alarmuar” një pjesë të amerikanëve. 

Këtë e tregojnë edhe statistikat e Google.  “Si të emigroj” dhe “Fundi i botës” ishin dy fjalët më të kërkuara në Google në 12 orët e fundit. 

Madje për këtë sot në orët e para të mëngjesit faqja e migrimit në Kanada kishte rënë nga sistemi pasi që mijëra e miliona aplikime ishin tentuara të bëheshin pas fitores së Trump./Indeksonline/