Qytetarët e Maqedonisë me vëmendje të madhe kanë përcjellur protestat në Rrugën e Kombit në Shqipëri. Në rrjetet sociale është hapur debat i madh mes shqiptarëve të Maqedonisë. Shumica e shqiptarëve të Maqedonisë që kanë përkrahur veprimin e protestuesve në Shqipëri, janë përballur me pyetjen:

Pse ju nuk po i djegni pikë pagesat rrugore e shumta në Maqedoni?

Revolta është rritur pas publikimit të dhënave që tregojnë kosotn e lartë, respektivisht se autostrada Kumanovë-Gostivar me gjatesi 113 km, ka gjithësejt 6 vendpagesa rrugore ku kalimtari me makine duhet të paguaj për një drejtim 240 denarë (4 euro) nëse paguani me deanrë, e nëse paguani me euro do ju kushtoj 5.50 €.

Kjo shume paguhet edhe në kthim, pra shkuarje-ardhje 480 denarë (8 euro), ose 11.00€ nëse pagesa bëhet me euro. Por këto pika të pagesës janë në kryqëzim, pasi që dy pika janë në Autostradën e Korridorit 10 dhe katër pika në Korridorin 8.