Në qoftë se bëni pjesë në radhët e njerëzve që e përdorin uthullën e mollës vetëm në sallatë apo në gatime të caktuara, me siguri nuk keni dëgjuar për vlerat e saj të jashtëzakonshme që sigurisht nuk kufizohen vetëm tek arti i gatimit. Ajo është një nga produktet më dobiprurëse më të përdorura në të gjitha botën, pjesë përbërësë e shumë recetave për flokët, trupin, por jo më pak i rëndësishëm është roli i uthullës së mollës në regjimin ushqimor, sidomos nëse po provoni të humbisni disa kilogramë. E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E, acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, pa diskutim ky produkt është një depo e vërtetë vlerash ushqyese. Por cili është efekti i uthullës së mollës në rënien nga pesha, a të dobëson vërtetë ajo apo është thjesht një mit? Janë të shumtë nutricionistët dhe dietologët që vendosen përballë kësaj pyetjet, por si duhet përdorur ajo? Së pari ata këshillojnë në mënyrë kategorike të mos e pini uthullën e mollës esull pasi përmbajtja e lartë acide mund të krijojë probleme me stomakun. Uthulla e mollës duhet pirë gjithmonë e tretur në ujë dhe në interval të përcaktuara kohore. Në një kanë shtoni 2 lugë gjelle uthull molle, 1 maj një majë lugë çaji me sodë buke dhe 500 ml ujë. Lëngun e përftuar më lart vendoseni të ngrohet paksa dhe pini nga pak para çdo vakti. Sigurisht që nëse po ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor nuk do të thotë të abuzoni me sasinë e ushqimeve dhe llojin e tyre, por t’i ekuilibroni ato.