Nga Medai Shaholli

Ndërsa Putin po kërkon të destabilizoj Bosnjën përmes inkurajimit të serbëve të Republika Srpskës për t’u shkëputur nga Sarajeva dhe armatimin e vet Serbisë me armë të rënda, vetëm arumunin tonë kryeministër i shtetit shqiptar Edvin lemeria, nuk e shqetson fakti se ”për kë bien këto daulle”!

Daullet bien për ata që kanë veshë dhe e kuptojnë se armatimi serb nuk bëhet për t’u mbrojtur por për të sulmuar dhe objektivi dihet. Ajo është Kosova!
Ata nuk do të hynë me tanke në veri por do të provokojnë të destabilizojnë këtë teritor me serbët në veri me sajesën për t’i mbrojtur ”viktimat e terrorit shqiptar”, si preteks ndërhyrje në këtë pjesë të Kosovës për ta bërë ndarjen një fakt të kryer.

Prezenca e KFOR-it nuk është një garanci për veriun pasi marrëveshja mes ish kryeministrit Thaçi dhe komandantit të KFOR-it shumë vite më parë, ku i ndalon Forcat e Sigurisë së Kosovës të ndërhyn në veri të Kosovës pa lejen e KFOR-it tregon qartë sesi veriu i Kosovës është kaparosur që t’i mbetet serbëve.

Kështu kuptohet nga marrëveshja se një shtet sovran nuk mund ta dërgoj ushtrinë e tij për të ruajtur sovranitetin dhe pacënueshmërin teritoriale pa pyetur forcat ndërkombëtare të paqës do të thotë se nuk është shtet plotësisht i pavarur.

Ndaj, Kosova ”nuk mund të jetojë përgjithmonë me miellin e fqinjëve por duhet të bëhet e aftë vet të sigurojë bukën e gojës”!

Kërcnimi është i dukshëm dhe kryeministri Kurti e ka kuptuar këtë rrezik dhe po kërkon me ngulm anëtarësimin e Kosovës në NATO si mburojë por, vëllami i Aleksit në Tiranë qëndron i qetë pa u shqetësuar fare për rrezikun serb mbi veriun e Kosovës mbase i di ”pazaret” që janë përgatitur në prapaskenë se veriu i Kosovës duhet t’i takojë Serbisë së madhe.

Këto janë hipoteza që qarkullojnë koridoreve të Moskës dhe Brukselit që mund të bëhen realitet dhe fakt i kryer një ditë.
Megjithatë, kurrë nuk duhet të themi kurrë asgjë me sovranitetin dhe paprekshmërinë e kufijve në veri të Kosovës kur e dimë se kur politika ndërhyn dhe nuk pyet sovranin por kaparos copa teritori për t’i shitur në tregun e zi.
Popullit i ka mbetur në gjuhë shprehja nuk mund të na ndodh asgjë, ne na mbron KFOR-i!!!