Nëse Gruevski nuk arrinë të sigurojë shumicën, mandati duhet ti ipet LSDM-së, dhe jo ndonjë tjetër personi nga VMRO-DPMNE, paralajmërojnë ekpsertët dhe politikanët, pas deklaratave të cilat mbështeten në rastin e vitit 1992, shkruan Dojçe Wele, transmeton Zhurnal.
Siç po afrohet afati I fundit deri kur mandatari Gruevski duhet të tregojë se a ka siguruar shumicën të cilët do të mbështesin përbërjen e re qeveritare, përsëri rriten “interpretimet ligjore”, sipas të cilave, nëse ai nuk arrin, atëherë mandatin duhet ta marrë ndonjë tjetër nga partia e njejtë. Ky interpretim më së shpeshti vjen nga të afërmit e qeverisë, i cili krijon një dyshim se egziston skenar që mandati për formim të qeverisë të hidhet si top nga njëri tek tjetri lojtar, në të njejtin ekip. Burime diplomatike për portalin MKD që para dy javëve shprehën dyshimin e tyre në rast se Gruevski nuk siguron shumicën, nuk është e pamundur të kemi edhe ndonjë risi nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.
“Kush mund të garantojë se Ivanov pastaj mandatin nuk do t’ia jep Nikollës tjetër nga VMRO-DPMNE, dhe pastaj Nikollës së tretë së partisë?” kanë potencuar ata, duke treguar se kjo mundësi për të formuar qeveri e vendos VMRO-DPMNE-në në një situatë më komode, sepse tërë kohën do të funksionojë qeveria aktuale, gjë e cila partisë i konvenon.
Sipas ekspertëve kushtetues, mandati nuk është top për lojëra të reja të pakufizuara në të njejtin ekip, dhe dilemat janë të rreme që ti besohet mandati për formimin e qeverisë, nëse këtë nuk arrin mandatari i partisë që ka siguruar numrin më të madh të deputetëve. Potencojnë se Kushtetuta parasheh mandatin ta fitojë ai që mund të sigurojë shumicën parlamentare. Ata që do të arrijnë të sigurojnë 61 deputetë, këtë duhet t’ia paraqesin Ivanovit, ndërsa ai është i detyruar t’ia jape mandatin.
Të tjerët përsëri vërtetojnë se Kushtetuta nuk parasheh mundësi të kthehet mandati, që do të thotë se është i pakthyeshëm, që do të thotë se ai që ka fituar mandatin ose të formojë qeveri ose të shkohet në zgjedhje të reja.
“Por, nëse mandatari nuk ka siguruar shumicën, atëherë nuk ka as shumicë që do të votojë për lëshimin e kuvendit dhe për shënimin e zgjedhjeve të reja”, thotë ish presidenti i Kuvendit, Stojan Andov, dhe potencon se në situatë të këtillë është e qartë se mandati duhet t’i ipet partisë së dytë në rang listë sipas numrave të deputetëve të fituar, në këtë rast LSDM-së.
Pjesë e analistëve referohen dhe në rezultatet e ngushta zgjedhore, sipas të cilëve dallimi në vota mes asaj fitueses dhe të dytës në listë është vetëm 1 përqind nga trupi votues. Sipas tyre, kjo i relativizon vërtetimet e deritanishme se fituesi do të mundet të formojë qeveri, sepse rezultatet e balancuara të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, këtë gjë e bën krejtësisht të pa sigurtë.