Cistet ovariane janë qeska të mbushura me lëngje të krijuara në sipërfaqen e vezoreve dhe ndahen në dy kategori. Cistet më të zakonshme quhen functional cysts dhe janë pjesë normale e ciklit menstrual. Çdo muaj, në sipërfaqe apo në brendësi të vezores rriten struktura te quajtura follicles në përgatitje për lirimin e një veze. Nëse një gjëndër nuk shpërbëhet dhe liron një vezë, mund të formohet një kist. Shumë gra mund të vuajnë nga këto të fundit çdo muaj, por zakonisht cistet menstruale janë të vegjël të padëmshëm dhe zhduken vete brenda dy apo tre cikleve menstruale.
Ju gjithashtu mund të zhvilloni një cist që nuk lidhet me ovulimin. Përgjithësisht këto ciste quhen neoplastike, shumica rezultojnë të jenë jokancerogjenë. Sidoqoftë, në raste të rralla, një prej tyre mund të jetë strukturë anormale që paralajmëron kancerin e vezores pas menpauzës. Në përgjithësi, rreziku i kancerit të vezoreve rritet teksa plakeni, ndërkohë, rreth 8% e femrave në postmenopauzë zhvillojnë ciste çdo vit.
Simptomat e cisteve mund të jenë jo specifike, por ju duhet t’i tregoni mjekëve çdo ndryshim apo dhimbjë që ndjeni në mënyrë që çdo problem shëndetësor të diagnostikohet në kohë.