Studimet e mëhershme kanë treguar që beqarët, të cilët kërkojnë partnerë, më shumë kujdesen për gatishmërinë e tyre fizike sesa ata të martuarit. Shkencëtarët britanikë besojnë që rezultatet e tyre e vërtetojnë këtë hipotezë.
Është i rrënjosur mendimi që meshkujt pas martesës fillojnë të shtojnë peshën e trupit. Shkencëtarët tani kanë konstatuar që kjo është e vërtetë.

Ekspertët e Universitetit britanik Bath kanë analizuar të dhënat e 8.729 çifteve të martuara heteroseksuale në periudhën prej 14 vjetësh.

Çdo dy vjet çiftet kanë qenë të detyruara të raportojnë për statusin e tyre martesor, masën trupore dhe prindërinë.

Është konstatuar që meshkujt e martuar janë mesatarisht një kilogram e gjysmë më të rëndë sesa beqarët dhe kanë indeks më të madh të masës trupore.

Madje meshkujt shtojnë peshë edhe në vitet e para të atësisë. Mirëpo, drejtpërdrejt para dhe pas shkurorëzimit, indeksi i masës trupore u bie.

E kundërta, martesa dhe amësia nuk ndikojnë në masën trupore të femrave të martuara, thonë shkencëtarët.

Më herët studimet kanë treguar që beqarët, duke kërkuar partnere, më shumë i kushtojnë kujdes përgatitjes së tyre fizike, sesa meshkujt e martuar.

Shkencëtarët britanikë besojnë që rezultatet e tyre e vërtetojnë këtë hipotezë.

“Është me rëndësi që njerëzit të dinë se cilët faktorë socialë mund të ndikojnë në shtimin e peshës trupore, posaçërisht faktorët e zakonshëm siç janë martesa dhe të qenët prindër, në mënyrë që të mundë të marrin vendime të drejta për shëndetin e tyre”, thotë autorja e studimit JoannaSyrda.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën Social Science& Medicine.