Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ai i Lëvizjes Besa, Billal Kasami, kanë zhvilluar një takim mbrëmjen e kaluar ku kanë biseduar rreth interesave dhe problemeve të shqiptarëve në Maqedoni.

Ky takim vjen menjëherë pas braktisjes së tryezës së rrumbullakët që e organizojnë partitë nënshkruese të Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, nuk dje përfaqësuesi i PDSH-së e ka braktisur këtë takim për shkak të, siç thonë nga kjo parti, se nuk ka ngelur asgjë nga kjo deklaratë, shkruan Gaazeta Express.

Në lidhje me këtë, shkrimtari dhe publicisti, Bujar Plloshtani, thotë se ky takim i mbrëmshëm në mes Menduh Thaçit dhe Bilall Kasamit është i zakonshëm dhe nuk mund të lidhet fare me Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare, pasi kjo deklaratë praktikisht duhet që t’i tubojë gjithë spektrin politik shqiptar në Maqedoni.

“U përfol në media se mbrëmë ishte zhvilluar një takim në mës kreut të PDSH-së, Menduh Thaçit dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamit, me synimin për të artikuluar interesat e shqiptarëve.

Megjithatë takimet mes liderëve të partive politike shqiptare i shoh si një variant i nevojshëm për të artikuluar shqetësimet konstante të shoqërisë shqiptare në Maqedoni.

Andaj, takimin e mbrëmshëm mes Thaçit dhe Kasamit e arsyetoj si një takim të zakonshëm, që nuk lidhet fare me Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare, pasi Deklarata realisht duhet të tubojë të gjithë spektrin politik dhe ndajnë shqetësimet e përbashkëta të veprimit politik sesi duhet vepruar për t’i kapërcyer shqetësimet konstante dhe çështjet e hapura të shqiptarëve.

Realisht, ky takim i mbrëmshëm mes Thaçit dhe Kasamit, në cilësinë e liderëve të opozitës ndoshta ka pasur për snyim koordinimin mes veti për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetorin e këtij viti.”, thotë Plloshtani.

Por këta dy parti edhe më herët kanë pasur një marrëveshje, që në media e kishte publikuar, sekretari i PDSH-së, Azem Sadiku, tani shtrohet pyetja a thua vallë këto dy parti po krijojnë një bllok opozitar tek partitë politike shqiptare në Maqedoni, shkrimtari dhe publicisti, Bujar Plloshtani thotë:

“Në politikë luhet keq, andaj veçanërisht në politikat e vendeve më demokraci të brishtë luhet marrëzisht keq.

Realisht, edhe nuk është për ta marrë në dyshim marrëveshjen mes Thaçit dhe Kasamit, që aso kohe u bë publike nga sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Azem Sadiku, se që të dy kanë pasur një marrëveshje më herët për lojra të llojit të tyre, mirëpo, gjithherë duhet pasur në kosnideratë se lojrat e trishta në politikë, vjen një kohë të hidhen papritur në sy.

Andaj, PDSH-ja e Menduh Thaçit dhe Lëvizja BESA e Bilall Kasamit mund të kishin pasur synim në takimin e mbrëmshëm edhe bashkëpunimin opozitar për të përfituar në zgjedhjet lokale, edhe pse në politikë lejohen kombinatorika të tilla për ta arritur qëllimin, mirëpo duhet zgjedhur bashkëpunimin fer dhe korrekt. Nuk mendoj se këta dy parti politike mund të krijojnë bllokun opozitar, pasi këtyre u mungon strategjia e veprimit politik dhe nga ushtrimi i detyrave si parti shpeshherë duken mjaft të papjekur politikisht.”, përfundon shkrimtari dhe publicisti, Bujar Plloshtani.