A po largohen njerëzit nga ju, kontrollo 4 gabime

“Sjellja është pasqyra në të cilën të gjithë tregojnë imazhin e tyre” – Johann Wolfgang von Goethe

Ne të gjithë shfaqim një ose më shumë sjellje që i bëjnë njerëzit të largohen të paktën një herë, nëse jo disa herë në jetë. Është pjesë e natyrës njerëzore dhe asgjë tjetër nuk duhet të fajësohet për këtë.

Të pranoni së ju zotëroni një apo më shumë nga këto tipare të tilla është hapi i duhur drejt eleminimit të tyre, duke lejuar në vijim që të mbizotërojë pozitiviteti. Pjesën më të madhe të kohës, njerëzit mund të mos e kuptojnë se ato po i largojnë të tjerët.

Ja cilat janë ato sjellje dhe çfarë duhet të bëni për t’i ndryshuar ato:

Egoizmi

Nuk ka dyshim se bota mund të përfitojë më shumë nga njerëzit e vëmendshëm dhe të matur. Një gjest i vogël egoizmi mund t’i largojë njerëzit që ju interesojnë më shumë në jetën tuaj.

Njerëzit për nga natyra janë krijesa intuitive dhe mund ta ndiejnë nëse po bëni diçka me një synim egoist. Por vetëm sepse njerëzit mund të mos veprojnë gjithmonë me atë intuitë, kjo nuk ju jep avantazh që të vazhdoni të tregoheni të tillë.

Në mënyrë që të jetoni një jetë të lumtur, duhet të mësoni se si të jetoni me të tjerët, dhe kjo kërkon të hiqni dorë nga pjesë të vetes pa kërkuar asgjë në këmbim.

Ironikisht, kur jepni nga vetja pa pritur diçka në këmbim, juve ajo do t’ju kthehet mbrapsht, madje dhe më shumë. Pra, nëse keni nevojë për një bekim, largojeni fokusimin nga vetja tuaj dhe thjesht jini një bekim.

Mendjemadhësia

Kjo lloj sjelljeje e sigurt që do t’i largojë njerëzit në çdo lloj situate shoqërore. Askujt nuk i pëlqen të dëgjojë histori pas historie mbi vetëudhëzimin që komunikohet në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet një egoje tepër të fryrë.

Të flasësh për veten është e mrekullueshme, kur flet pak dhe në mënyrë autentike. Është e lehtë të bësh ndryshimin. Nuk mund të ketë një person të vetëm në të gjithë botën, i cili të jetë qendra e Universit të të gjithëve.

Është gjithmonë një ide e mirë t’i lëmë njerëzit e tjerë në qendër të vëmendjes dhe të merren në konsideratë implikimet e vendimeve dhe veprimeve tuaja ndaj tyre, në mënyrë që të nxisini një marrëdhënie të shëndetshme.

Shpojeni çdo flluskë izoluese të rëndësisë së vetes në të cilën mund të jeni duke jetuar dhe përpiquni të komunikoni dhe kuptoni nevojat dhe lumturinë e përsonave përreth jush.

Vetja ka të drejtë

Ndonjëherë njerëzit priren të mendojnë shumë për veten dhe besimet e tyre … në të vërtetë, tepër shumë. Kjo mund të bëjë që t’i shikoni me përçmim njerëzit dhe vendimet e tyre, edhe pa i njohur ato.

Në raste të caktuara, egoja e disa njerëzve shkon deri në atë pikë, sa ata mund të duan qëllimisht që të tjerët të ndihen të degraduar. Por, kjo është një mënyrë e rreme për të jetuar dhe për të fituar respekt.

Për të transformuar këtë, duhet të kuptojmë se secili individ ka një standard të ndryshëm se si ata duan ta jetojnë jetën e tyre – dhe kjo nuk është aspak problem. Ne të gjithë kemi vlera unike dhe askush nuk është më i mirë se kushdo tjetër. Respekto dhe ndero të tjerët ashtu siç nderon veten.

Ankesa të vazhdueshme

Njerëzit e lumtur dhe të suksesshëm nuk ankohen shumë. Nga ana tjetër, duket se ankuesit kronikë gjithmonë kanë diçka negative për të thënë… edhe kur personat rreth tyre janë të lumtur!

Të gjithëve na janë dhënë rrethana të ndryshme në këtë jetë, por në fund këto rrethana janë tonat – të drejta apo të padrejta, të kërkuara ose të padëshiruara.

Në vend të kësaj, kërkoni zgjidhje për problemet në vend që të ankoheni, pasi kjo gjë nuk do t’ju çojë askund.

SHPËRNDAJE