Adele ka qenë në një marrëdhënie me Simon Konecki, babai i fëmijës së saj, për disa vjet.

Por tani raportimet e fundit pretendojnë se këngëtarja britanike, do të martohet me të dashurin e saj këtë Krishtlindje.

Këngëtarja e cila aktualisht është në mes të turneut të saj botëror, besohet të jetë fejuar kohën e fundit dhe tashmë është duke planifikuar një ceremoni festive.

Sipas Daily Mirror, një mik i Adele tha: “Plani është që të martohen në L.A”.

Burimi shtoi se Adele ka edhe unazën e martesës së saj dhe se ajo po shpreson për një ceremoni familjare të orientuar.

Adele dhe Simon janë prindër të djalit të tyre katërvjeçar Angelo – Simon ka edhe një tjetër fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.