Ish-sekretari shtetërorë i Ministrisë për administratë dhe shoqëri informative i cili u arrestua për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion e më pasë u lirua që të mbrohet në liri,në kuvendin e fundit të degës Likovë që u mbajt dje ku ishte prezent dhe Ali Ahmeti, Jahiu është zgjedhur antarë i Kryesisë së Degës Likovë.

Ahmeti në të gjitha kuvendet përsëritë frazën ,,po ndërtojmë BDI-në e së ardhmes” nëse funksionarët me dosje dhe aktakuza për korrupsion dhe keqpërdprim detyre qenka BDI-ja e së ardhmes atëher gjithçka është e qartë.

Në komunën e Likovës kuadrot e pastra të BDI-së dhe me traditë familjare patriotike që historikisht kanë sakrifikuar për kombin janë mënjanuar nga një klanë mafioz i kontrolluar nga Sadulla Duraku që nga 2002 janë dy ose tre persona që vendosin për gjithçka në Komunën e Likovës.