Kandidatja për deputete në njësinë zgjedhore 5 nga BDI, Arjeta Veliu si bijë e dëshmorit (nuk bëhet e ditur e cilit dëshmor), tha se janë të nderuar që si familje e dëshmorëve të pranojnë propozimin e Ali Ahmetit për këtë kandidaturë.

“BDI buron nga UÇK-ja dhe LPK-ja, ishte BDI dhe Ali Ahmeti që u angazhuan për avancimin e femrës shqiptare. Kam nderin që të përfaqësoj gruan, nënën e këtyre trevave. BDI është parti reformiste që flet për avancimin e femrës shqipatre. BDI hapi dyert për femrën shqiptare.

Ftoj të gjithë që t’i besojnë BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe bashkë në fitoren e radhës nga Struga e deri në Kumanovë”, ka thënë Veliu në tubimin në Strugë, raporton Aktuale.mk. ky fjalim i saj ka shkaktuar një mori komentesh dhe reagimesh në rrjetet sociale, ku përmenden edhe skandalet erotike dhe sharjet e ofendimet në adresë të nënës shqiptare që kanë bërë funksionarë të BDI-së./lajmpress